Serbët ruhen me kallashnikov
Daja: E mundim P. e Beogradit

Serbët ruhen me kallashnikov<br />Daja: E mundim P. e Beogradit<br>
Sonte në Elbasan Arena luhet Skënderbeu-Partizani i Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League. Skuadra korçare ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore dhe është e gatshme. Për teknikun Ilir Daja Skënderbeu do luajë vetëm për fitore.

Objektivi i klubit është kalimi i grupit, dhe mendojmëqë nëse duhet ta realizojmë kët objektiv të grupit duhet të luajmë nesër kundër Partizanit vetëm për fitore” , tha Daja

Ndeshja është shumë e ndierë jo vetëm në ambientin sportiv por edhe tek futbollistët ka pak tension.

“Sigurisht që është prezent ky presion i jashtëm tek ekipi jonë, por duhet të fokusohemi vetëm tek fusha e lojës, duhet që pjesën më të madhe të lojës ta komandojmë ne”, tha Daja

Nesër Daja feston 51 vjetorin e lindjes dhe pret një dhuratë:

Do ishte dhurata më e mirë, por mbetet për tu parë nesër se çfarë do të bëjnë futbollistët ndoshta për të ma bërë edhe mua ditëlindjen një ditë më mbrapa edhe më të gëzuar.” , tha Daja

Tekniku do të hedhë në fushë formacionin klasik me Shehin në portë,Vangjeli,Radas,jashanica dhe Aliti ose Mici. Muzaka ,Lilaj dhe Dita në mesfushë dhe Taku,Xhejms dhe Soue në sulm.

Edhe për Gjergji Muzakën objektivi i vetëm është fitorja:

Automatikisht kalimi i grupeve dhe objektivat tona kalojnë nëpërmjet Partizanit të Beogradit.”, tha Muzaka.

Policia blindon Elbasanin pasi do të ketë masa ekstreme sigurie ku do jenë më shumë se 500 forca sigurie. Serbët kanë qëndruar në Tiranë dhe në çdo lëvizje janë shoqëruar nga forcat Renea dhe ruhen me kallashnikov.

Partizani i Beogradit është stërvitur në “Selman Stërmasi” ndërsa trajneri Miroslav Djukic vlerëson Skënderbeun duke thënë Skënderbeu është një ekip shumë i mirë ,duam të kthehemi në Beograd me një rezultat pozitiv që është fitorja por edhe barazime nuk do të ishte keq. Nuk kemi pasur asnjë problem deri tani dhe jam i bindur se kështu do jetë edhe gjatë ndeshjes.

Zoran Tosic luajti edhe dy vite më parë në Elbasan në ndeshjen Shqipëri –Serbi dhe pret të njëjtën atmosferë. Edhe darka zyrtare mes dy delegacioneve ka kaluar në një atmosferë tepër miqësore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës