Serbët tremben dhe kërcënojnë me
vdekje kosovarët, Plisat: Jo politikë

Serbët tremben dhe kërcënojnë me<br />vdekje kosovarët, Plisat: Jo politikë
Serbët i tremben pjesëmarrjes së tifozëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd përballë kuqezinjve të Gianni De Biasit për eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë më 2016. Mediat serbe kanë shprehur frikën e tyre rreth udhëtimit të ‘Plisave’ në Beograd për sfidën Serbi-Shqipëri.

Mediat kanë paralajmëruar rrezikun që paraqet udhëtim i tifozëve prishtinas nisur nga urrejtja mes dy vendeve. Madje, mediat serbe shkojnë shumë larg duke i cilësuar tifozët nga Prishtina, si huliganë, të cilët mund të shkaktojnë probleme të shumta, deri edhe në përplasje në Beograd më 14 Tetor.

Lexuesit serbë të këtij portali në komente kanë fyer e kërcënuar në mënyrat nga më të ndryshme “Plisat”. Ja disa nga kërcënimet që serbët u kanë bërë “Plisave”:
 
“Mirësevini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejt”.
 
“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë…Nëse amerikanët do vijnë, atëherë ndoshta ata do të bënin diçka”.
 
 “Mos kini merak…Do t’i varrosim midis stadiumit’.
 
“Vetëm hajdeni, do të priteni shumë “mirë”! .
 
“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejtë. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.
 
“Padyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke ju pritur”.
 
Grupi i tifozëve “Plisat”
Grupi para pak ditsh përmes një përfaqësie takoi Sekretarin e FSHF, Ilir Shulku duke e vendosur në dijeni për nismën dhe organizimin. Lajmin për udhëtimin në Serbi e rikonfirmon edhe një herë udhëheqësi i “Plisave”, Albert Kastrati, i cili për Indeksonline, deklaron s’e kanë filluar regjistrimet dhe kanë regjistruar disa anëtarë të tyre, për udhëtimin në Serbi.

“Kemi aranzhuar autobusët për udhëtim, dhe çdo ditë po regjistrohen tifozë që kanë shprehur dëshirën për të mbështetur Shqipërinë në Serbi”, deklaroi Kastrati. Ndërsa i pyetur në fund rreth shkrimeve që qarkulluan sot në mediat serbe, Kastrati deklaroi “Ne nuk merremi me ata që gjithmonë sportin e përziejnë me politikën”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku