Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës, paralajmërohet protestë në Mitrovicë! Kurti dhe Osmani: Përpjekje për destabilizim, Serbia vegël e Kremlinit

Lista Serbe largohet nga institucionet e Kosovës, paralajmërohet protestë në Mitrovicë! Kurti dhe Osmani: Përpjekje për destabilizim, Serbia vegël e Kremlinit

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq (në mes) në Zveçan

Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Në këtë takim - me dyer të mbyllura - kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë. Komunat në veri, të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani. Lista Serbe ka një post ministror në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në Kuvendin e Kosovës kjo parti, që ka mbështetje të madhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka të dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Vetë Rakiq ka deklaruar se ka dhënë dorëheqje nga “pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës”. Edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, ka thënë se dorëzon dorëheqjen në emër të 10 deputetëve në këtë institucion.

Rakiq ka thënë se vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen deri në momentin kur “Prishtina fillon të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel”. “Kjo do të thotë, konkretisht, derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe, në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura me këtë çështje në dialog”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Zhvillimet në Serbi
Ndërkohë Qeveria e Serbisë ka zhvilluar një mbledhje të shtunën për të diskutuar, siç është thënë, rreth situatës në Kosovë.

Në këtë mbledhje ka qenë prezent edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë pas takimit se, Serbia nuk do të heqë dorë nga “politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”.

Ai i ka bërë këto deklarata në një postim në Instagram, duke shprehur mirënjohjen e tij për mundësinë që i është dhënë për të informuar Qeverinë për “situatën në të cilën është Serbia”.

Edhe pas takimit me ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, Vuçiq ka përsëritur se “Serbia vazhdon të zbatojë politikën e paqes dhe stabilitetit” dhe se “vazhdon të jetë e përkushtuar në respektim të ligjit ndërkombëtar”.

Serbia llogarit në Kinën kur është fjala për statusin e Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008. As Serbia, as Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.

Përmes mbështetjes së Rusisë dhe Kinës, zyrtarët serbë tentojnë të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Vuçiq pritet të takohet më vonë gjatë ditës edhe me ambasadorin rus në Beograd, Bocan Harchenko dhe me përfaqësuesit më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe. Në ditë më parë, Vuçiq është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak. Vetë Lajçak ka thënë më 5 nëntor se takimi ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë. Sipas tij, palët janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen.

“Llogaris në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve, për të treguar përmbajtje për siguri dhe stabilitet. Dhuna duhet të shmanget”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Plani për targat
Qeveria e Kosovës ka nisur nga 1 nëntori që të zbatojë planin e saj - në tri faza - për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Vendimi kryesisht ka të bëjë për targat KM (Mitrovica e Kosovës) të cilat janë të paligjshme në Kosovë, por që deri më tani janë toleruar vetëm në komunat në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Megjithatë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, që janë pjesë e rajonit të veriut, kanë deklaruar se nuk do ta respektojnë vendimin. Një ditë pas një deklarimi të tillë të Nenad Gjuriqit, ai është suspenduar nga detyra. “Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim, sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, ka thënë Gjuriq.

Çfarë kanë deklaruar përfaqësuesit e Listës Serbe?

Më 3 nëntor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, - i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës - paralajmëroi largimin nga institucionet e Kosovës. “Duke filluar nga unë personalisht, por edhe punëtorët në vetëqeverisjen lokale, prokurori, gjykata polici dhe në të gjitha institucionet e tjera”. Ai shtoi se serbët duhet të "forcojnë dhe ndërtojnë" institucionet e veta në veri, në bashkëpunim me Serbinë.

Më 2 nëntor, Igor Simiq nga Lista Serbe deklaroi se pjesëtarët e komunitetit serb nuk dëshirojnë të riregjistrojnë makinat në RKS dhe përsëriti se shqiptimi i gjobës së parë do të pasohet “me përgjigje dhe rezistencë të fortë, me të gjitha mjetet demokratike”. Igor Simiq është deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Asnjë zyrtar i Qeverisë së Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të komentuar thirrjet e Listës Serbe për rezistencë dhe për të mbështetur policët që të mos zbatojnë planin për riregjistrim.

Megjithatë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook se refuzimi për të zbatuar vendimin legjitim të institucioneve të Kosovës paraqet një cenim të rëndë të sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës. “Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, shkroi Sveçla në Facebook pas suspendimit të Gjuriqit.

Më 1 nëntor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se përmes deklaratave, Lista Serbe po tregon se në radhë të parë nuk ka pasur problem me targat.

“Deklaratat e Listës Serbe tregojnë se qytetarët nuk po mund të marrin vendime, por dikush tjetër po merr vendime për ta dhe po i detyron ata që ende të mbeten në sferën ilegale. Fakti që duhet të ketë këso kërcënimesh, tregon se qytetarët janë të interesuar të integrohen, janë të interesuar që t’i përdorin apo shfrytëzojnë incentivat [lehtësimet] tatimore dhe doganore që i ka ofruar Qeveria e Kosovës, por një forcë më e madhe po i saboton dhe po i pengon ata në këtë drejtim”, tha ai.

Çfarë parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat?

Përderisa Serbia dhe përfaqësuesit serbë po e kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës dhe kanë bërë thirrje për rezistencë, në Kosovë kanë thënë se vendimet e saj për targat janë legjitime. Më 28 tetor, Qeveria e Kosovës shpalosi planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS (Republika e Kosovës) është i ndarë në tri faza. Në fazën e parë do të qortohen shoferët që kanë makina me targa serbe, në të dytën do të paguajnë gjobë prej 150 eurosh, ndërkaq faza e tretë parasheh përdorimin e targave provuese.

Qeveria ka thënë se pas 21 prillit të vitit 2023, në Kosovë do të mund të përdoren vetëm targat RKS.

Ky vendim i Kosovës vjen pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që Prishtina të shtyjë për 10 muaj procesin e riregjistrimit. Si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja kanë shprehur “zhgënjim” me mosshtyrjen e afatit për targat.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se kishte bërë një shtyrje të zbatimit të vendimit të targave, që fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht dhe ishte shtyrë për periudhën 1 shtator-31 tetor.

Incidente në veri për shkak të targave
Në javët e fundit në veri të Kosovës janë regjistruar katër raste të djegies së makinave të pronarëve serbë, të cilët i kishin regjistruar ato në targa RKS.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se këto raste paraqesin “frikësim” për qytetarët që duan t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Më 3 nëntor, Policia e Kosovës raportoi për të shtëna me armë zjarri në stacionin policor kufitar në Zubin Potok – komunë e banuar me shumicë serbe. Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 3 nëntor, Borrell përmes një postimi në Twitter kërkoi nga të gjitha palët që të përmbahen dhe të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.

Zyrtarët në Serbi, e as zyrtarët serbë në Kosovë nuk kanë komentuar për djegien e makinave dhe dëmtimin e pronës së serbëve që po riregjistrojnë makinat e tyre. Po ashtu, ditëve të fundit, Serbia ka rritur gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj, teksa ka pretenduar se dronë nga Kosova kanë "vëzhguar" objektet ushtarake të Serbisë. Kosova ka mohuar se fluturake nga territori i saj kanë hyrë në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ka deklaruar se vëzhgimi i ndërtesave ushtarake me dronë është "një lloj agresioni".

Çfarë parasheh Marrëveshja për targat e arritur në Bruksel?
Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, më 2011 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes. Sipas kësaj marrëveshjeje, makinat me targa serbe me akronime për qytetet e Kosovës si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), KM (Mitrovica e Kosovës) e të ngjashme, duhej të riregjistroheshin në RKS (Republika e Kosovës) apo në targat me status neutral KS (Kosovë).

Pavarësisht kësaj marrëveshjeje, në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët serbë kanë qarkulluar me targa të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Atëbotë qytetarët e Kosovës nuk mund të hynin në territorin e Serbisë me targa RKS, por duhej të pajiseshin me targa provuese, andaj Kosova u pajtua që të lëshonte targa KS edhe për pesë vjet të tjera, marrëveshje të cilën Serbia e pranoi.

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e vitit 2011 u finalizua në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016. Vlefshmëria e këtyre targave me status neutral skadoi më 15 shtator të vitit 2021. Zyrtarët serbë së fundmi sërish kanë kërkuar që targat KS të rikthehen në përdorim, por kjo kërkesë është refuzuar nga autoritetet në Kosovë./REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Habit politikani serb Vulin: Kurti, kur ishte në burg tregoi gjithçka që dinte për UÇK-në dhe shokët e tij

Politikani kontrovers serb, Aleksandër Vulin, teksa situata është tensionuar në Kosovë ka bërë pasditen e sotme deklarata të çuditshme. Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe ai thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar gjithçka që dinte për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për bashkëpunëtorët e tij, gjatë kohës sa ishte në burg në Serbi.

 “Vetëm një hipokrit dhe gënjeshtar si Kurti mund ta akuzojë Serbinë se është fajtore për destabilizimin e Kosovës. Po gënjen aq sa është i frikësuar, Kurti po dëshiron ta gjejë fajtorin për dështimet me deklaratat e tij. Çfarëdo që thotë Kurti, nuk mund ta fshehë frikën dhe kompeksin e tij nga Aleksandër Vuçiq. Prapa çdo vendimi të Kurtit, është urrejtja për serbët dhe kompleksi i një burri të pasuksesshëm dhe gënjeshtar që e urren më shumë Vuçiçin se sa që e do Kosovën. Një gënjeshtar dhe një i dobët që në burgun serb tregoi gjithçka që di rreth bashkëpunëtorëve të tij dhe UÇK-së. Frika që ndjeu atëherë, nuk e ka lënë asnjëherë,” - u shpreh Vulin, por pa e dhënë asnjë provë mbi pretendimet e tij.

Ora 21:51
Zyrtari i NATO-s: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak lidhur me situatën, siç ka thënë ai, të tensionuar në veri të Kosovës.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”, ka thënë ai.

 

Ora 20:42
'Plani i tij është recetë për luftë', Kosova ndalon hyrjen e ish-ministrin serb, Vuk Jeremiç

1667677484_Screenshot5.jpg

Ish-ministri serb, Vuk Jeremiç nuk është lejuar të futet në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një komunikate. Ajo nënvizon se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për luftën.

“MPJ e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për "riintegrimin" e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin "riintegrues" të Putinit për Ukrainën - është një recetë për luftë.  Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në komunikatë.

Ora 19:05
Situata e tensionuar, reagon edhe presidentja Osmani: Serbia po synon ta destabilizojë veriun

1667583412_thumbsbc5d3667d98438aa6b840c5375ec351537.jpg

Serbia po destabilizon Veriun e Kosovës. Ky është qëndrimi i Presidentes, Vjosa Osmani pas zhvillimeve në veri të vendit dhe vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet.

 “Zbatimi i rendit dhe ligjit nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike. Por, vendosja e rendit dhe ligjit përbën rrezik për strukturat ilegale të dirigjuara nga Beogradi të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit”, thuhet në deklaratën e Osmanit.

Ai është shprehur se bashkëpunimi me serbët e Kosovës do të vazhdojë dhe se do të kujdesen që secili qytetarë të marrë shërbimet e nevojshme pa ndonjë ndërprerje.

“Komunikimi dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës do të vazhdojë dhe institucionet e Kosovës do të përkujdesen që secili qytetar i Kosovës në secilën pjesë të territorit të saj të marrë shërbimet e nevojshme nga institucionet pa ndonjë ndërprerje”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Ora 18:23
Lista Serbe: Të mblidhem para kuvendit dhe t’i tregojmë Evropës së vendi ynë është Serbia

1667669007_Screenshot4.jpg

Lista Serbe i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serb që nesër e diele të mblidhen para kuvendit të Mitrovicës Veriore në ora 12:00. Që përmes këtij tubimi, Lista Serbe ka për qëllim që t’i tregoj Evropës dhe botës që vendi i tyre i vetëm është Serbia dhe se presidenti është Aleksandar Vuçiç.

“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12 para përmendores së perandorit Llazar, nga ku do t'i themi Evropës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiç! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ora 18:04
Largimi i listës serbe, opozita e Kosovës akuza Kurtit: Boll e shkatërrove vendin

1667667649_RRRRR.PNG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për zhvillimet në veri të vendit, pas dorëheqjes së Listës Serbe nga të gjitha institucionet. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar se përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë thënë atij se do të organizojnë një rezistencë të ashpër kundër gjobave për targat ilegale.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Haradinaj tha se destabilizimi i situatës nuk është në favor të askujt, përveç të atyre që ndjekin agjendën ruse. Gjithashtu, ai kërkoi nga Kurti që “të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”.

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan. Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi tha se është i shqetësuar me zhvillimet në veri të vendit, i cili i kërkoi Kurtit që të sqarojë qytetarët e Kosovës se çfarë është duke ndodhur. Ai shtoi se qytetarët duhet të ishin të informuar se cilët do të ishin hapat e radhës të institucioneve të Kosovës.

“Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje. Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t'i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit. Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Krasniqi.

Ora 17:42
Situata e tensionuar në Kosovë, Lajçak pas takimit me Vuçiçin: Dhuna duhet të shmanget

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë më 5 nëntor se takimi i një nate më parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë. Sipas tij, palët janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen.

“Llogaris në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve, për të treguar përmbajtje për siguri dhe stabilitet. Dhuna duhet të shmanget”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Ai i ka bërë këto deklarata pak orë pasi pjesëtarët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – do të vendosin nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ky paralajmërim ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

Ora 16:26
Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, Kurti: Përpjekje për destabilizim! Nuk jam kundër shumicës serbe, por Beogradi kundër meje

1667658512_ZKPZKM512202111.jpg

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Lista Serbe u largua nga institucionet e Kosovës. Kurti shkruan se kjo është një përpjekje për destabilizim, ndërsa akuzon Rusinë se po kthehet në një vegël të Kremlinit.

Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që të ruajnë qetësinë, ndërsa thekson se do t’u shërbejë atyre duke respektuar kushtetutën dhe ligjin e Kosovës. Kurti shkruan se ai nuk është një kryeministër kundër shumicës serbe në Kosovë, por thotë se Beogradi është kundër tij.

“Nga 1 nëntori ka filluar dhënia e qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës, trashëgimi ato e regjimit të Milosheviqit. Deri më sot, numri i qortimeve të dhëna është gjithsej 843. Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë. Kështu do të vazhdojmë për tri javë, pra deri më 21 nëntor, atëherë kur fillojnë gjobat ashtu siç parashihet me ligj. Ndërkohë, qytetarët me tabela ilegale KM, PR etj. do të mund t’i konvertojnë ato në legale RKS me lehtësime të mëdha tatimore.

Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje. Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet.

Me marrëveshjen e Kumanovës të 9 qershorit 1999, Serbia ka kapitulluar dhe i ka thënë lamtumirë Kosovës. Nuk ka nevojë të humbim kohë e të vazhdojmë të vonohemi edhe në vitin 2022. Duke e përkrahur Milosheviqin dhe Sheshelin para çerek shekulli e keni lënë Kosovën. Duke e përkrahur Putinin e Lavrovin sot, po e lini Evropën.

I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër jush, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik", shkruan Kurti. 

Ora 15:51
Largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, Presidenca: Po detyrohen nga Vuçiç, përpjekje për destabilizim

Presidenca e Kosovës ka reguar pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Blerim Vela nga zyra e Presidencës ka shkruar se ky vendim po nxitet nga Serbia dhe po përdoret si një mjet për te destabilizuar vendin.

Sipas tij, ky vendim është marrë nga Vçiç për të minuar progresin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

"Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska është gllabëruar nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për destabilizimin nga regjimi i Vuçiqit. Me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë. Një frikësim i tillë nuk do të funksionojë! Institucionet do të mbeten multietnike dhe përfaqësuese të të gjitha komuniteteve.

Detyrimi i serbëve të Kosovës për t'u larguar (madje edhe përkohësisht) nga institucionet nga Serbia duket se është gjithashtu një përpjekje e Vuçiqit për të minuar progresin dhe iniciativat e fundit në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai po ndjek paradigmën e Millosheviçit: zjarrvënës ditën, “paqebërës” natën", shkruan Vela. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 06/11/2022 02:10

    Vulin psykopati, Ramuti dhe Memlush repetition rrugaq janë kriminel si Vucici ashtu edhe Edvini shqipfolës

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2022 02:09

    Nese doni Serbine,deren te hapur e keni,kthehuni andej nga keni ardhur,askush nuk po ju mban me force!

    Përgjigju
  • Sali Berisha: 05/11/2022 21:57

    Vetem une i bej zap.

    Përgjigju
  • GOLI: 05/11/2022 21:51

    S'NA PLAS FARE...PLAÇKAT ME VETI I ÇIK E SA ME SHPEJT PERTEJ MOLLES SE KUQE,PER TE SHPETUAR PRAPANICEN E KERMOSUR...TE NA ROJ MEMA E MADHE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 21:46

    Ti haradinaj paske qene nje grykës i pangopur dhe kurre nje patriot e atdhedashes,fytyre e ndyre qe paske luftuar per tu pasuruar dhe jo per lirine e demokracine e shqiptareve ne Dardani. Rracë inferiore plot komplekse perverse.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/11/2022 21:36

    Opoziten e ka ble Edvin shkjau shqipfolës në dobi të vucicit, për ta futur Kosovën nën serborusi, por pa luft jo o Edvin tradhtari shqipfolës….!!!

    Përgjigju
    • Arbëror Gojeqiri: 05/11/2022 23:51

      He mer plesht, e nxore koken ti? Jan te thella per ty keto pune e nuk i kupton dot ti. Vetem gojore te shqupi kupton ti. Ptu, zhuls rob

  • Alb: 05/11/2022 20:14

    Jepi kurti.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 18:52

    Vendi i vertete i listesSerbe eshte matan Uraleve

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/11/2022 15:22

    Edvin shkjau shqipfolës i mbron qetnikët e Vucicit, Edvin shkjau shqipfolës e ka dëmtuar Kosovën më shumë se vet serborusia. Ky duhet të shpallet tradhtar kombi…!

    Përgjigju
    • Ben: 05/11/2022 20:49

      po ik o pall hajdari se na ke ça albinin me kto komente.

  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 14:17

    Lista serbe ne sherbim te BEOGRADIT, EdviniRilindjes ne sherbim te Miqesise me Vuçiçin,Salihu në krye te autokolonës Sulmuese te Trazirave ne Shqiperi sebashku me komisarin e kuq te korruptuar likemafiozin. Bukur besa bukur! Ma bukur ska si behet! I ka zili edhe Trump nga USA.....

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 06/11/2022 09:52

      Nga Mara u bere Uku Varicarsi hajde teansgjinor që je ulur mbi gjunjet e EdvinSociopatit te qofte fundajava e kendeshme bashke me shoqerine....

    • Uku varicarsi: 05/11/2022 23:53

      He mer zhuls, e fitove byrekun per sot? Shko krric bythen nga shqupi se aty i ke ushtaret e UDB me Salplehun e Mul magjarin ne krye

    • UKU MOMLIT: 05/11/2022 22:27

      Mara moj mara,të kane vene perpara "serbet" qeveritarë dhe loqet ti kanë fut mbrapa e para. Sa turp per ty dhe kryesociopatin edvin qe kosovaret shqiptare i krahasoni me kosovaret dhe qente e dhembe qensh. Une jam shqiptar i Shqiperise dhe ti je bushter e Serbise.

    • Mara emigrante ne Itali: 05/11/2022 21:29

      E cfar pune ka EdvinRama me targat qe alabini juaj nuk vepron sipas udhezimeve te BE ? Por ju dhembin sa te qenit ta beni Edi Rama eshte lideri i ballkanit dhe ju koqevaret e alb nutit ne te semes do te shkoni

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës