Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga sëmundja COVID-19

Shtabi i Krizës Covid njoftoi se janë konfirmuar edhe 351 raste të reja të të infektuarve, pas testimit të 8.393 personave.

Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë.

Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 429 persona, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 19,334.

Për shkak të shifrave në rritje të infeksioneve dhe vdekjeve, BE e përjashtoi Serbinë nga lista e vendeve të sigurta nga pandemia dhe duke filluar nga sot, dyert e BE-së janë të mbyllura për qytetarët serb.