BEOGRAD- Ish- ministrja serbe e Telekomunikacionit, Jasna Matiç është arrestuar mëngjesin e sotëm nën akuzën e abuzimit me detyrën. Përveç detyrës së saj si ministre në kabinetin qeveritar të ish-kryeministrit Mirko Cvetkoviç, Matiç ka qenë dhe kryetare e Agjensisë për investime të huaja e promovim të eksportit të Serbisë. 

Së bashku me të janë arrestuar dhe tre drejtues të lartë të kësaj agjencie. Sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohet se kanë firmosur 1,399 kontrata fiktive gjatë viteve 2006-2013 duke shkaktuar një dëm prej rreth 1 milionë eurosh si dhe duke lejuar persona të tjerë të fitonin ilegalisht rreth 800 mijë euro.

Kontratat u firmosën me persona të cilët ishin të punësuar në SIEPA dhe përfshinin punë të ndryshme të cilat ishin pjesë e përshkrimit të punës së këtyre punonjësve.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)