Serbi- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pranë Prokupljes në Serbi, ku një autobus ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 9 pasagjerë kosovarë, të cilët po udhëtonin nga drejtimi i Nishit për në Kosovë.
Mes tyre ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i autobusit. Mësohet se të lënduarit janë dërguar menjëherë në një spital në Prokuplje, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Sipas medieve serbe, deri tani nuk dihet shkaku i daljes së autobusit nga rruga, ndërsa po vijojnë hetimet për shkakun dhe zbardhjen aksidentit.
Komento