Serbi Djokovic fiton Wimbledonin 

Serbi Djokovic fiton Wimbledonin 
Është Novak Djokovic “Mbreti” i Wimbledonit.Në një finale spektakolare kundër Roger Federer tenisti serb numri një në botë ka fituar me rezultatin 3-1 me sete duke e fituar për herë të tretë në karrierë Wimbledonin.

Djokovic këtë turne Grand Slam e kishte fituar edhe në 2011 ku në finale mposhti Nadal dhe një vit më parë ku sërish i humburi ishte zviceriani Federer.

Finalja e Wimbledon ishte shumë e bukur dhe dy setet e para mjaft të luftuar të fituar nga një për secilin tenist më pas Djokovic bëri diferenëcn duke fituar dy setet e tjera në shifrat 6-4 dhe 6-3.Për serbin ky është titulli i nëntë Grand Slam duke përfshirë këtu edhe 5 Australian Open dhe

1 US Open.Ndërsa Federer luajti finale e dhjetë në Wimbledon ku 7 herë ka triumfuar.  VIDEO

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh