Serbi, Gjuric: Vendimi mbi listën
serbe në Kosovë “javën tjetër”, 

Serbi, Gjuric: Vendimi mbi listën<br />serbe në Kosovë “javën tjetër”, 
SERBI - Drejtori i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën Marko Gjuriç, njoftoi se serbët e Kosovës dhe kryeministrin Aleksandër Vuçiç do të takohen javën e ardhshme.
 
Gjuriç foli të enjten, pas takimit të zhvilluar në Beograd në ndërtesën qeveritare me përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës. Po ashtu Gjyriç lajmëroi se një takim i ri do të mbahet pas bisedimeve në Bruksel, planifikuar për më 9 shkurt, dhe do të diskutojnë mbi “hapat e mëtejshme për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës”.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa për të shkarkuar ministrin e Kthimit dhe Komuniteteve Aleksandër Jablanoviç ka përkeqësuar situatën përpara bisedimeve të ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës,” – tha

Sipas tij qeveria e Serbisë "nuk do të pranojë që Jablanoviç është fajtor", duke theksuar se ai nuk i referohej të gjithë shqiptarëve apo politikanëve shqiptarë si “egërsira”, por vetëm atyre që gjuajtën me gurë përfaqësuesit serbë të cilët po vizitonin Gjakovën për Krishtlindje.

Gjuriç theksoi se komuniteti serb nuk është "një subjekt paqëndrueshmërie" në Kosovë dhe Metohi.
 
Takimi në Beograd u ndoq nga Jabllanoviç, dhe tre prej deputetëve të tij.
 
Lista serbe ka nëntë deputetë në kuvendin e Kosovës, si dhe dy ministra e një zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf