Serbi, grupi i punës
​diskuton për Kosovën

Serbi, grupi i punës<br />​diskuton për Kosovën<br>
Dje në Serbi u mblodh grupi punues në lidhje me dialogun që ka filluar të zhvillohet atje për programin që duhet të ndiqen për çështjen e Kosovës.

Nga takimet e para ndërmjet zyrtarëve të lartë serbë është bërë e ditur se synohet që të gjendet një zgjidhje e cila do të ishte e përshtatshme për të dyja shtetet.

“U theksuar se dialogu të mos bie ndesh me prioritetet e rëndësishme si marrëveshjet në Bruksel dhe rezoluta 1244. Është e rëndësishme që të marrin pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe zgjidhja duhet të jetë për të mirën e të gjitha palëve”.

Pas tri takimeve dhe diskutimeve, është bërë e ditur se do të organizohet takim me zyrtarët e bashkësive fetare. 
“Vendimi do të jetë në emër të qeverisë, dhe e pranishme do të jetë edhe ministrja e drejtësisë Nela Kuburoviq, si dhe drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq. Do të mbahen tre takime ku do të ketë përfaqësues edhe të instituteve shkencore”, tha Gjuriq.

Kryetari i këtij grupi punues, Marko Gjuriq ka njoftuar se në muajt e ardhshëm do t’i dëgjojnë edhe opinionet nga spektri i gjerë social.

“Vuçiç e ka nisur këtë dialog, dhe insiston ta çojë në nivele më të larta. Grupi do ta mbështesë presidentin dhe qeverinë në një nga detyrat më të vështira në të cilat është ballafaquar vendi ynë. Do të shikojmë se cilat institucione, grupe sociale dhe përfaqësues tjerë që do të japin mendime për çështjen e Kosovës”, deklaroi Marko Gjuriq.

“Debati do të jetë i instaluar gjerësisht. Duhet të përfshijë institucionet qeveritare, komunitetin akademik, shoqërinë civile”, shpjegoi Gjuriq.
Ndryshe në këtë dialog nuk do të marrin pjesë shumica e partive opozitare në Serbi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori i njohur lë sot spitalin, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore