BEOGRAD- Ministri serb i Ekonomisë, Sasa Raduloviç dha sot dorëheqjen nga detyra.
 
Shkak i dorëheqes, Raduloviç bëri të ditur se ishte mungesa e vullnetit qeveritar për të vënë në zbatim reformat, bën të ditur agjensia e lajmeve “Tanjug”.
 
“Pa reforma nuk ka asnjë arsye për të qënduar në qeveri”, ishte shprehur Raduloviç.
 
Në disa raste gjatë ditëve të kaluara, Raduloviç kishte këmbëngulur mbi nevojën për përshpejtimin e zbatimit të reformave të domosdoshme për vendin, në mënyrë specifike ligjet mbi tregun e punës, mbi privatizimet dhe mbi falimentimin, ku theksonte se në rast të kundërt vendi do të shkonte drejt zgjedhjeve të reja.

“Pa reforma nuk ka asnjë arsye për të qënduar në qeveri”, ishte shprehur Raduloviç.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)