Serbi, kreu i Kishës Ortodokse: Më
mirë jashtë Europe, se pa Kosovën

Serbi, kreu i Kishës Ortodokse: Më<br />mirë jashtë Europe, se pa Kosovën
BEOGRAD - Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irenaeus është shprehur se “Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, dhe nëse ky është çmimi i hyrjes në BE, atëherë ne me shumë gjasa do të jemi jashtë Europës”.

Nëse çmimi është të njohim pavarësinë e Kosovës, atëherë ne ju falënderojmë Europë, por më mirë preferojmë të qëndrojmë vetëm jashtë Europës, por me Kosovën tonë”, tha Patriarku Irenaeus në Patriarkanë gjatë fjalës së tij në një konferencë pan- Europiane mbi të drejtat e njeriut dhe ato fetare.

Patriarku tha se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje, sepse "Nëse ne kemi jetuar tre shekuj me Shqiptarët, pse mos vazhdojëm të jetojmë dhe tani”.

“Kosova është historia jonë, kultura, spiritualitet ynë” tha patriarku, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të lejojnë refugjatët serbë që të kthehen në Kosovë.

Presidenti i Bashkimit Ndërkombëtar Pan-Europian, Alan Teronir tha se “organizata parashikon që Serbia të bëhet një anëtare e plotë e Bashkimit Europian, duke deklaruar se Serbia ka një histori dhe kulturë europiane. Bashkimi Pan-Europian ndihmon që të gjitha vendet dhe popujt e Europës Juglindore t'i bashkohen BE”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë