Serbi, mbyllen qendrat e
votimit, numri i votuesve i ulët

BEOGRAD- Në orën 20:00 sipas orës lokale janë mbyllur qendrat e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 45.64 votues nga 6.7 milionë që kishin të drejtë vote. Përgjethësisht situata ka qenë e qetë, ndër më shumë parregullsi janë hasur në Vojvodinë dhe në Zemun.
 
Sipas analistëve pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2012-ës.
 
Sondazhet para zgjedhore kanë treguar se partia e Aleksandër Vuçiç është prioritare për të qenë fituese, me plotë  44 për qind të votave. Por për të formuar qeverisë, Partia progresive do të duhet të lidh koalicion me një parti tjetër, gjë që sipas medieve nuk Dihet se kë do të zgjedhe Vuçiç.
 
Sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e re janë papunësia, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën.
 
ORA 17.00: NË SERBI KANË VOTUAR 41.1 PËR QIND
Deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në votime vetëm 41. 1 për qind.
 
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike në një konferencë për mediat ka raportuar se në Serbinë Qendrore kanë marrë pjesë në votime 42, 5 për qind, duke u ndjekur nga Beogradi me 38.9 për qind dhe në Vojvodinë kanë votuar 40, 4 për qind e votuesve. Sipas analistëve ky është një numër i ulët.

Ndërkohë në zgjedhjet e 2012-ës, deri në 17:00 kishin votuar 44.1 për qind.
 
HAPEN QENDRAT E VOTIMIT NË SERBI
Qendrat e votimit u hapën në mëngjes në orën 07:00 në të gjithë Serbinë dhe do të që qëndrojnë në hapura deri një orën 20:00 të mbrëmjes.
 
Në total të drejtë vote kanë 6.767.324 votues që do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre në një prej 8262 qendrave të votimit në të gjithë Serbinë.
 
Sipas përllogaritjeve, kostoja e zgjedhjeve është llogaritur të jetë rreth 10 milionë euro, megjithatë kjo do të konfirmohet pas zgjedhjeve pasi dyshohet se partitë nuk kanë deklaruar shpenzimet reale të fushatave. 

Zgjedhjet në Serbi vëzhgohen nga 735 vëzhgues vendas dhe të jashtëm.
 
Sondazhet tregojnë se Partia në pushtet e Aleksanër Vuçiç është vlerësuar si prioritare.
 
Sipas sondazheve të fundit të kryera nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID, Partia Progresive llogaritet të marrë në zgjedhjet e parakohshme, 44 për qind të votave dhe partneri i saj i koalicionit aktual, socialisti Ivica Daçiç, 13 për qind.
 
Edhe pse Partia Progresive mund të marrë 44 për qind të votave, për të formuar qeverinë ajo do të duhet të lidh koalicion me një parti tjetër. Pyetja qëndron se  Alekasndër Vuçiç kë parti do të zgjedh.
 
Qeveria e re, që do të do dalë nga këto zgjedhje të parakohshme të kërkuara nga partia e Vuçiç, do të përballet me sfida të shumta, si papunësinë, që në Serbi është gati 29 për qind, rrogat e ulta që mesatarësh është 400 euro në muaj, ekonomia dhe marrëdhëniet me Kosovën .

Klima e fushatës është dominuar nga akuza të ndërsjellta, sidomos mes dy partive kryesore në vend, Progresive dhe Partisë Socialiste që kanë qenë në koalicion.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A