Serbi, në mars do të mbahen
zgjedhje të jashtëzakonshme
Kryesia e Partisë Progresive Serbe (PPS) e ka miratuar sot propozimin e liderit të kësaj partie, Aleksandar Vuçiç, që në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nga mesi i muajit mars. Pas marrjes formale të propozimit nga qeveria, pritet që Presidenti Nikoliç të shpërndajë parlamentin dhe ditën e mërkurë të shpalli zgjedhjet. Sipas sondazheve, Vuçiç ka mbështetjen më të madhe më krahasim me dy partitë e tjera kryesore në Beograd.
BEOGRAD- Kryesia e Partisë Progresive Serbe (PPS) e ka miratuar sot propozimin e liderit të kësaj partie, Aleksandar Vuçiç, që në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme nga mesi i muajit mars. Shpallja e zgjedhjeve pritet ditën e mërkurë.
Zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se udhëheqja partiake në mënyrë “unanime” e ka mbështetur propozimin e tij.
“Propozimi im është për ta parë vullnetin e popullit”, tha Vuçiç, në takimin partiak sot në Beograd, dhe kërkoi që zgjedhjet të organizohen më 16 mars.
“Ka ardhur koha që të paraqesim se çfarë kemi bërë”, është shprehur Vuçiç për mediat e Beogradit.
Pritet që presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, të vendos për shpërndarjen e parlamentit dhe ditën e mërkurë t’i shpallë zgjedhjet, pasi ta marrë propozimin formal të qeverisë, ka njoftuar kabineti i tij.
Sipas disa analistëve, SNS-ja duke organizuar këto zgjedhje synon që të përfitojë nga mbështetja shumë e lartë që ka fituar në elektorat pas fillimit të negociatave për të hyrë në BE dhe arrestimit të shumë njerëzve të pasur, në kuadrin e luftës kundër korrupsionit dhe krrimit të organizuar.
Një sondazh i kryer së fundmi tregon se SNS-ja ka mbështetjen e 43 për qind të elektoratit, e ndjekur nga Partia Demokrate (DS, në opozitë) vetëm me 13 për qind.
Ndërsa në vend të tretë, me 11 për qind, vjen Partia Socialiste (SPS) e Kryeministrit Ivica Daçiç.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18