Serbi nën masa të rrepta, Shulku:
S'do lejohet Ballisti dhe asnjë tifoz se

Serbi nën masa të rrepta, Shulku:<br />S'do lejohet Ballisti dhe asnjë tifoz se
Në ndeshjen Shqipëri-Serbi të 8 Tetorit nuk do të ketë tifozë serbë, por mbi të gjitha as heroi i dronit në Serbi, Ballist Morina. Një gjë të tillë e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku në një konferencë për mediat ku prezantoi edhe masat e ndërmarra.
 
Gangrena në këtë prag ndeshje të rëndësishme ka qenë sërish gjetja e një bilete gjë që ka irrituar tifozët por Shulku shpjegon se ka pasur rreth 100 mijë kërkesa dhe FSHF është detyruar të përzgjedhë.
 
Zyrtari i Federatës konfirmoi masat e rrepta për këtë takim.
 
Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i tifozëve kuq e zi, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi.

I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino përvec zyrtarëve të lartë politik si kryeministrat Rama e Vucic.

Ndërkaq në renditjen e përmuajshme të Fifas publikuar sot Shqipëria renditet në vend të 32-të duke humbur 7 pozicione krahasuar me një muaj më parë.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE