SERBI - Serbët votojnë nesër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të destinuara për të forcuar më tej udhëheqjen e konservatorëve, favoritët kryesorë për të fituar. Sondazhet parashikojnë një afirmim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) me në krye Aleksandar Vuçiç udhëheqës dhe deputet i partisë, deri tani politikani më popullor në Serbi.

6.7 milionë qytetarë serbë me të drejtë vote, do të zgjedhin 250 anëtarët e parlamentit në një zonë zgjedhore në mbarë vendin sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura. Këtë gjë qytetarët serbë do ta bëjnë në 8262 qendra votimi në Serbinë qendrore dhe VojvodinëN, Kosovë 90 qendra votimi, dhe jashtë vendit 20 qendra votimi.  

Kështu zgjedhjet priten të tregojnë jo se kush do të fitojë por se sa i thellë do të jetë avantazhi i Partisë Përparimtare Serbe dhe mbi të gjitha kush do të jetë forcë e dytë dhe e tretë. Sondazhet e fundit japin si fituese SNS , forcën kryesore të qeverisë, me 44.6 % e të votave (kundrejt 24,04 % që mori në zgjedhjet e fundit në maj 2012). Në vend të dytë me një distancë të madhe renditet Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e kryeministrit në largim , Ivica Daçiç , me 13.8% të votave (14.51 % në vitin 2012), e ndjekur nga Partia Demokratike (DS ) të ish- kryetar të bashkisë së Beogradit Dragan Djilas, me 9.1% (i rrëzuar dhe i ndarë pas 22.06 % të marra në vitin 2012).

Ndërsa sipas sondazhit partitë të cilat kalojnë pragun prej 5% do të jenë Partia e Re Demokratike (NDS) e presidentit Boris Tadiç, me 8,5%, Partia Demokratike e Serbisë (DSS , nacionaliste dhe anti- BE) të  ish kryeministrit Vojislav Koshtunica me 6,5% dhe Partia Liberal Demokratike (LDP) me 5.5%. Rreth 20 % e votuesve janë ende të pasigurt, ndërsa pjesëmarrja është parashikuar jo shumë e lartë, rreth 55 %. Kështu Vuçiç, i etur për të përfituar nga sukseset e pamohueshme që ai shënoi në qeverinë e tij, me programin e reformave, dialogun me Kosovën, duke filluar në janar negociatat për anëtarësim në BE dhe rezultatet e para konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit pas tremujorit.

Ndërkaq këto zgjedhje u karakterizuan nga një fushatë relativisht e shkurtër dhe por në të cilën u shënuan përleshje të dhunshme . Çështja e Kosovçs mbeti në hije, për tu përqendruar në çështjet ekonomike dhe integrimin evropian. Serbia, vendi me popullsinë më të madhe nga vendet e ish-Jugosllavisë, nuk lundron në ujëra të qeta pasi më shumë se 20 %  e popullsisë është e papunë, borxhi publik ka arritur mbi 60% të PPB-së ndërsa defiçiti mbi 7% dhe një pagë mesatare mujore që nuk shkon më shumë se 400 euro. Nga anëtarrësimi i mundshëm në Evropë, duke qenë se kanë filluar negociatat e pranimit në BE , Beogradi gjithashtu pret një përmirësim gradual të gjendjes së saj të pasigurt ekonomike.
 
Votimet do të fillojnë nesër nga ora 07:00 deri 20:00 ku qytetarët serbë do të mund të votojnë edhe në Austri, Belgjikë, Bosnje, Itali, Libi, Maqedonia, Norvegjia, Rusia, Gjermania, Sllovenia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Holanda, Kroacia, Mali i Zi, Republika Çeke, dhe Zvicër.
 
Ndërkaq në Britani dhe Shtetet e Bashkuara, qendrat e votimit janë hapur sot më 15 mars, dhe do të vazhdojnë nga ora 07:00 deri 20:00.
 
Komisioni zgjedhor (RIK) do të shpallë rezultatet përfundimtare 96 orë pas mbylljes së votimit ndërsa parlamenti do të duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve nga komisioni zgjedhor.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)