Beogradi ka përjetuar një tjetër natë rebelimi, teksa të tjera përleshje kanë ndodhur mes policisë dhe rreth 5000 demonstruesve përpara parlamentit dhe rrugëve të kryeqytetit serb.
Dhunë është shfaqur edhe në tubimet e organizuara në Novi Sad, ku protestuesit kanë dëmtuar ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit dhe tentuan të pushtojnë ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës
Përplasjet e fundit janë nxitur nga zemërimi popullor kundër kufizimeve të reja anti-Covid-19 të njoftuara të martën nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe infeksioneve të reja.
Masat e reja të izolimit përfshijnë ndalimin e tubimeve, mbylljen e bareve dhe restoranteve prej orës 23:00 deri në orën 06:00, një lloj shtetrrethimi që do të zgjasë deri të hënën më datën 13 korrik.
Dje Presidenti Vuçiç u shpreh se qëllimi i vërtetë i protestave, të cilat sipas tij janë të organizuara nga opozita, është dobësimi i pozicionit të Serbisë para rifillimit të bisedimeve me Kosovën zyrtare në Paris dhe Bruksel me ndërmjetësimin e Presidentit Macron, kancelares Merkel dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borell
Kryeministrja Ana Brnabic ka deklaruar se shteti do të mbrojë ligjshmërinë, edhe pse duket se protestat do të vazhdojnë duke mos respektuar ndalimin e grumbullimeve
Në fakt, numri i infeksioneve Covid në Serbi ka filluar të rritet përsëri në dy javët e fundit, veçanërisht në rajonet jugore. Në total në Serbi, që nga fillimi i pandemisë ka rreth 16,000 raste dhe 330 viktima.
Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi shpalli të enjten disa masa të reja për frenimin e përhapjes së virusit, por tha se nuk do të zbatojë orën policore.
Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Beograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.
Kryeministrja Ana Bërnabiç tha se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.
Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Bërnabiç tha se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më kritike.
“Ne nuk kemi më kapacitete spitalore për të pranuar pacientë në Beograd. Do të paguajmë çmimin për atë që ndodhi mbrëmë dhe një ditë më parë [në protesta]. Do të shohim se sa njerëz janë infektuar. Do ta shohim në 5, 6 apo 10 ditët e ardhshme", tha Bërnabiç.
Në dy netët e kaluara, në Beograd ka pasur përleshje midis policisë dhe protestuesve, pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiç se do të vendosë orë policore në fundjavë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Të mërkurën, protestat janë përhapur edhe në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë.
Bërnabiq tha se edhe pse vendosja e orës policore do të ishte më efektive, zyrtarët e hodhën poshtë idenë "për të të ndërmarrë një hap të ndërmjetmë, për hir të ekonomisë dhe qytetarëve".
Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima.
Doli foli fashisti ll , trashiguesi i fashistit l, ( millosheviqit )
Përgjigju