Serbi, Partizani-Skënderbeu
nesër, shqiptarët: Jemi të qetë

Serbi, Partizani-Skënderbeu<br />nesër, shqiptarët: Jemi të qetë<br>
Nesër në Beograd zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, e vlefshme për Europa League, faza e grupeve. Kjo sfidë ka interes të veçantë, pasi para tre viteve në të njëjtin stadium u dhunua kombëtarja kuqezi nga tifozët serbë.

Por këtë herë serbët kanë marrë masat maksimale, pasi u tremben ndëshkimeve nga UEFA nëse do të ketë trazira. Një ditë para ndeshjes situata paraqitet e qetë, ndërsa në një lidhje telefonike për Report Tv, zëdhënësi i klubit të Skënderbeut Enea Zhidro nga Beogradi deklaroi se “Aktualisht po zhvillohet seanca stërvitore në stadiumin e Partizanit.

Gjithçka po shkon mjaft mirë, jemi të qetë. Gjithcka do ia lëmë fushës nesër. Gjendja e lojtarëve është e mirë, trajneri ka grupin e plotë, shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv” deklaroi ai.

Ndeshja nesër do të nisë nga ora 19:00. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'