BEOGRAD - Dragoslav Kosmajac, i konsideruar lordi më i madh i drogës në Ballkan, u arrestua sot nga policia serbe, gjatë një superaksioni në Beograd.
"Bashkë me të u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë", thanë burime nga policia serbe.
"Të arrestuarit dyshohen për pesë krime, nga organizim krimesh deri në evazion fiskal", deklaroi ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në një konferencë shtypi në "Palace of Serbia".
"Pesë muaj punë çuan në arrestimin e Kosmajacit në shtëpinë e tij në Beograd", theksoi ai.
"Të gjithë të arrestuarit janë qytetarë serbë", tha Stefanoviç./ATSH/.