Serbi/ Policia largon emigrantët nga rreziku pas të shtënave pranë kufirit me Hungarinë
Policia serbe duke dërguar në vende më të sigurta migrantët
Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, se iu desh të merrte nën kujdes rreth 1,000 njerëz këtë javë pas të shtënave mes kontrabandistëve dhe emigrantëve pranë kufirit me Hungarinë.
Gjashtë vetë u plagosën në incidentin e së enjtes, tha zëvendësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviç në Beograd. Në mesin e të përfshirëve ishin shtetas të Afganistanit dhe Marokut.
U kapën pushkë, pistoleta dhe municione.
E ashtuquajtura rrugë ballkanike, përmes së cilës refugjatët dhe emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, kalon përmes Serbisë dhe Hungarisë. Sipas autoriteteve të ndryshme policore, këtë vit është dyfishuar shifra e emigrantëve që e përdorin këtë rrugë në krahasim me vitin e kaluar.
Që nga viti 2015, Hungaria është përpjekur të parandalojë kalimet e parregullta kufitare me një gardh metalik në kufirin e saj me Serbinë.
Qindra emigrantë që përpiqen të kalojnë gardhin me ndihmën e kontrabandistëve janë stacionuar në rrënoja dhe tenda në fshatrat serbe përgjatë kufirit hungarez.
Shumë dështojnë dhe bëjnë përpjekje të reja.
Konfliktet mes emigrantëve dhe kontrabandistëve ndodhin vazhdimisht. Një emigrant u vra në muajin korrik./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
22.7%
-
Jo
70.2%
-
Nuk kam mendim
7.2%
Vota total: 543
Lajme të tjera
-
Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim
3 Shkurt, 13:24
-
Escobar për tensionet Kosovë-Serbi: Propozimi franko-gjerman, i duhuri për dialogun! Të realizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe
3 Shkurt, 09:15
-
Serbët bllokojnë rrugën që të çon në Leposaviq, kundërshtojnë vendimin e autoriteteve për ndërtimin e pikës së re kufitare
2 Shkurt, 16:25
-
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla
2 Shkurt, 11:40
-
Veriu i Kosovës do jetë përherë një pikë e nxehtë destabilizimi
2 Shkurt, 11:03
-
Ambasadori amerikan në Serbi: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente, duhet të zgjidhet menjëherë!
2 Shkurt, 10:52
-
Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman
2 Shkurt, 10:44
-
Analisti gjerman: Çështja e Kosovës nuk zgjidhet me diktate, duhet gjetur paqja
2 Shkurt, 08:19
-
Tha se 'Kosova i është rrëmbyer Serbisë', presidenti i Kroacisë 'pendohet': Më keqkuptuan!
1 Shkurt, 20:24
-
Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
1 Shkurt, 18:21
-
Ministri i Jashtëm i Serbisë në SHBA, vizitë treditore në Uashington
1 Shkurt, 15:40
-
Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj
1 Shkurt, 14:40