BEOGRAD- Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga presidenti Tomislav Nikoliç, që të nënshkruajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të kërkuara nga partia në pushtet, Kryesia e Partisë Progresive Serbe, me kryetar Aleksandër Vuçiç.
Sipas pritshmërtive që do të konfirmohen sot, zgjedhjet e jashtëzakinshme pritet të mbahen në datë 16 Mars.
Po në mars kanë dalë zëra do të do mbahen zgjedhjet parlamentare edhe në Kosovë, ndonse nuk ka informacion për organizatorët: institucionet e Kosovës, ndonjë organizatë ndërkomëbëtare apo nga institucione serbe.
Sipas disa analistëve, partia e Aleksandwr Vuçiç, duke organizuar këto zgjedhje synon që të përfitojë nga mbështetja shumë e lartë që ka fituar në elektorat pas fillimit të negociatave për të hyrë në BE dhe arrestimit të shumë njerëzve të pasur, në kuadrin e luftës kundër korrupsionit dhe krrimit të organizuar.
Një sondazh i kryer së fundmi tregon se SNS-ja ka mbështetjen e 43 për qind të elektoratit, e ndjekur nga Partia Demokrate (DS, në opozitë) vetëm me 13 për qind.
Ndërsa në vend të tretë, me 11 për qind, vjen Partia Socialiste (SPS) e Kryeministrit Ivica Daçiç.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com