Mediat në Serbi raportojnë se pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, me seli në Prishtinë, Selajdin Janjeva së bashku me baxhanakun e tij janë  vrarë mbrëmjen e djeshme në  afërsi të vendbanimit të tij në Jalija të Novi Pazarit. 

“Sandzaklive.rs” shkruan se vrasja ndodhi para një lokali, megjithatë nuk behën ende të ditura arsyet e këtij krimi.

Dëshmitarët në zonë kanë rrëfyer se fillimisht ka pasur një zënke dhe pastaj janë dëgjuar të shtëna.