Serbi-Shqipëri,vendimi jo nesër
CAS e shtyn për më 12 qershor 

Serbi-Shqipëri,vendimi jo nesër<br />CAS e shtyn për më 12 qershor 
Për të mësuar vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për ndeshjen Serbi-Shqipëri duhet të presim ende. Ishte njoftuar se vendimi i CAS do jepej më 29 maj por FSHF njofton se ky vendim është shtyrë për më datë 12 qershor.

Pra vendimi do të jepet një ditë përpara ndeshjes së radhës së Kombëtares kundër Francës që është një ndeshje miqësore dhe do luhet në “Elbasan Arena” më 13 qershor ora 18:00.

Nuk dihen arsyet pse CAS e ka shtyrë vendimin final për dhunën ndaj futbollistëve të Kombëtares në Beograd më 14 tetor por kjo shtyrje mendohet se nuk është në favorin tonë.

Cas në fakt ka pasur kohën e mjaftueshme për të dhënë një vendim pasi seancat dëgjimore me palët kanë përfunduar më 17 prill. Shqipëria kërkon 3 pikët që do e afronin me “Francë 2016”.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?