Serbi-Shqiperi, rrezohen akuzat per 
huliganin Bogdanov qe hyri ne fushe

Serbi-Shqiperi, rrezohen akuzat per <br />huliganin Bogdanov qe hyri ne fushe
TIRANE - Prokuroria serbe rrëzon akuzat ndaj huliganit serb Ivan Bogdanov udhëheqësit të tifozëve “Ylli i Kuq” i cili hyri në mesin e fushës së blertë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ndërsa kishin shpërthyer incidentet ndaj lojtarëve kuqezi.
 
Kundër Bogdanov nisi hetimi paraprak për veprën penale të sjelljes së dhunshme në stadium ndërsa në fushën e stadiumit “Partizan” të Beogradit luhej ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Francë 2016. Ndërkohë, është njoftuar se Nenad Iliç, një tjetër tifoz, po hetohet për sjellje të dhunshme për të njëjtën ndeshje
 
Huliganit serb Ivan Bogdanov i ishte ndaluar hyrja në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri pasi më herët ishte dënuar me 3 vite e tre muaj burg në Itali për krijimin e trazirave gjatë ndeshjes Itali-Serbi të luajtur në Genova në vitin 2010.
 
Ndeshja u shoqërua me tensione që në nisje të saj kur tifozët serbë thërrisnin në kor “Vritini shqiptarët” ndërsa pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së madhe, tifozët u futën në fushën e blertë u futën pa u ndaluar nga policia ku dhunuan edhe lojtarët e kombëtares shqiptare.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?