
Sipas RadioKim në gjuhën serbe, në Llapnasellë votimi por rrjedh pa pengesa. Rreth orës dhjetë, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetari i LSL-së, Sllobodan Petroviqi, i shoqëruar nga bashkëshortja. Edhe këtu mëngjesi zgjedhor nuk ka pasur parregullsi, si dhe materialet kanë arritur me kohë.
Menaxheri i qendrës zgjedhore në Llapnasellë, Lubisha Karaxhiq, tha se, “Nuk janë vënë re kurrfarë gabimesh, materiali ka arritur me kohë, para hapjes së vendvotimit. Është dërguar një sasi më e madhe listash të votimit në krahasim me numrin e votuesve. Ky është vendvotim për banorët e Llapnasellës, por ka mjaft raste që në vendvotimin numër tre të vijnë shumë votues që votojnë me kusht. Dokumentet që i merr në konsideratë komisioni në vendvotim janë vetëm letërnjoftimet e Kosovës”.
Lajmi kryesor:
Vetëvendosje fiton në Kosovë! Albin Kurti flet si kryeministër: Ftesë LDK-së për koalicion








