Serbi, ushtria refuzon urdhrin e Vuçiç, mijëra qytetarë protestojnë kundër masave anticovid

Vijojnë protestat në Serbi për të tretën ditë radhazi, ndërsa mediat serbe njoftojnë se ushtria ka refuzuar të zbatojë urdhrin e presidentit Aleksandër Vucic që të ndërhyjë për të shpërndarë protestuesit.

Mijëra serb protestojnë kundër rikthimit të masave anticovid. Ata kanë sulmuar parlamentin në Beograd ndërsa janë përplasur edhe me policinë.

Ndërkohë që presidenti i Serbisë prej disa ditësh është në Bruksel ku ka rinisur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Kosova përfaqësohet në këtë tryezë nga kryeministri Abdulla Hoti. Pas takimit të parë presidenti serb tha se kërkesat e Kosovës ishin maksimale dhe takimi i radhës është vendosur për të enjten e ardhshme.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ishte marrë përsipër fillimisht nga pala amerikane, por gjithçka ndryshoi pas publikimit të aktakuzave nga prokuroria special për krime lufte ndaj Hashim Thacit, dhe tashmë ndërmjetësuesi është Europa e Merkel dhe Macron.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës