BEOGRAD - Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 89-vjeçare ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e ish-kryetarit të RSFJ-së, Josif Broz Titos.

Jovanka Broz ka vdekur në Urgjencën e Beogradit. Sipas medieve serbe, dëshira e saj e fundit ishte që të varrosej në Shtëpinë e Luleve, afër varrit të Titos.

"Megjithë përpjekjeve dhe përkushtimit të të gjithë stafit në Qendrën Klinike që nga 23 gushti i këtij viti, kur ajo u shtrua në gjendje shumë të rëndë, Jovanka pati një ndalesë të muskulit të zemrës në orën 11:45 të dielën", thuhet  në deklaratë.

Jovanka Broz Budisavljeviç lindi në 7 dhjetor 1924. Ajo ishte ish-Zonja e Parë e Jugosllavisë dhe e veja e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito. Ata u martuan nga 1952 dhe kjo zgjati deri në vdekjen e tij në vitin 1980. Pas vdekjes së burrit të saj, të gjitha pasuritë e saj u shtetëzuan dhe ajo u vu nën arrest shtëpiak për njëfarë kohe.

Si një dëshmitare direkte dhe e brendshme për epoka të tërë të trazuara në historinë e Ballkanit, ajo ishte subjekt me interes të madh rajonal dhe mediatik në dekadat e pas konflikteve në fillim të viteve 1990. Megjithatë, ajo ka mbajtur një prani jashtëzakonisht të ulët që nga viti 1980 dhe rrallë ka dhënë intervista.

Ajo e kaloi pjesën e mbetur të jetës në Beograd, Serbi. Për të raportohej se jetonte në varfëri që nga viti 2006. Pas një hetimi qeveritar shtëpia e saj në Dedinje, një lagje pranë Pallatit Mbretëror të Beogradit, nuk kishte pasur asnjë mirëmbajtje që prej arrestimit të saj. U bënë përpjekje për të përmirësuar kushtet e saj të jetesës. Por ajo ndërroi jetë sot në 20 tetor 2013.

Me këtë rast,gazeta serbe Blic ka theksuar se nesër do të mbahet një mbledhje e qeverisë serbe do të mbahet nesër në të cilën do të jepet një vendim përfundimtar.

"Ne me siguri do të marrim vendimin për të varrosur atë në Shtëpinë e Luleve, në dhomën tjetër ngjitur me atë ku është varrosur bashkëshorti i saj, ish-presidenti i RSFJ Josip Broz Tito", tha Rasim Ljajiç, ministër i Tregtisë së Jashtme, të Brendshme dhe Telekomunikacionit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)