SERBI – Vuçiç: Qeveria e gatshme për dialog me shqiptarët e Preshevës


BUJANOVC,  /ATSH-TANJUG/ - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se qeveria serbe dhe ai personalisht ishin përherë të gatshëm për bisedime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë.
"Jemi të gatshëm për të diskutuar gjithçka që nuk prek sovranitetin e shtetit serb. Jemi të gatshëm të flasim, të dëgjojmë dhe të ofrojmë të gjithë asistencën e mundshme", tha Vuçiç për gazetarët.
I pyetur për integrimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, ai tha se një gjë e tillë përbënte një çështje shumë serioze dhe se qeveria ishte e gatshme të bashkëpunonte me shqiptarët për të ndryshuar situatën për më mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës