Serbia arreston kosovarin në Merdarë, e akuzon për krime lufte, ministria e Jashtme njofton shtetet e QUINT-it: Veprim arbitrar dhe destruktiv

Serbia arreston kosovarin në Merdarë, e akuzon për krime lufte, ministria e Jashtme njofton shtetet e QUINT-it: Veprim arbitrar dhe destruktiv

Merdare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e shtetasit kosovar Tefik Mustafa nga autoritetet e Serbisë të shtunën, e 1 qershorit në Merdarë 

Në një komunikatë për media, Ministria informon se Zyra Ndërlidhëse e Kosovë në Serbi e ka njoftuar të shtunën për arrestimin Tefik Mustafës nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar Merdarë, për krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm ministria e Jashtme e Kosovës e quan vendim arbitrar dhe destruktiv dhe ka njoftuar misionet diplomatike të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd.

Gjithashtu ministria i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për arrestimin e Tefik Mustafës që u arrestua në Merdarë nën dyshimin për ‘krime lufte’, ka reaguar edhe sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Haxholli e ka cilësuar këtë arrestim si poshtërsi.

“Me gjasë po iu duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi. Poshtërsi!” ka shkruar ai në Facebook.

Në tre vitet e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999, akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj.

Arrestimet e qytetarëve kosovar nga Serbia, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cilësoi si arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe ndaj qytetarëve të Kosovës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/06/2024 12:01

    Kur kosova arreston çoft edhe kriminel dhe me deshmi te forta, europa reagon dhe kerkon lirimin e menjehershem sepse sipas tyre kosova nuk po respekton marreveshjet, kur serbia arrestone edhe duke qe ka lindur edhe pas luftes vetem se eshte shqiptar ska asnje reagim perkundrazi serbis i jepen privilegje e kosoves masa ndeshkuese, sidoçoft me vjen shum keq per kete djale qe serbia e paska arrestuar dhe sipas asaj qe po lexojme per kete akuza kam frike se do vuaje shum i gjori, por ama si ka mundesi qe dikush qe ka luftuar kunder serbise ka guxim te shkon ne serbi apo ka menduar i gjori se meqe gani geci shkon ate sa her qe vret shqiptar po shkoj edhe une, JO i dashur JO serbia nuk ka bese kan thane pleqt andaj kur ke rruge nuk duhet kaluar neper serbi, kjo do te ishte edhe patriotizem o te dashur, nuk duhet kaluar kah gropat e ujkut sepse nuk mund kush te shpeton as ata qe te duan me se shumti ne bote, familja pra.

    Përgjigju
  • Velo: 02/06/2024 10:32

    Reciprocitet:Arrestoni edhe ju në Kosovë të gjithë serbët e dyshimtë që mund të kenë kryer Kreme gjat luftës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive