Serbia bën prapaktheu: Sillni listën
e tifozëve, janë rregulla të UEFA-s

Serbia bën prapaktheu: Sillni listën<br />e tifozëve, janë rregulla të UEFA-s
Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë në lidhje me faktin nëse do të pranojë tifozët shqiptarë në Beograd apo jo. E ndërsa një ditë më parë Shefi i Sigurisë deklaroi se çështja u mbyll përfundimisht, në një prononcim për mediat ka bërë një prapaktheu duke kërkuar sërish listat e tifozëve, dita e fundit e dorëzimit të të cilëve sipas kërkesës së Serbisë është e premtja.

“Ne kërkuam një listë me emrat e tifozëve, numrin e pasaportës, adresën, rrugën që do ndjekin për të ardhur, ora e mbërritjes, pika doganore ku do mbërrijnë dhe disa data të tjera për arsye sigurie. Këto janë rregulla specifike të UEFA-s. Lista me të dhënat do çohet në zyrat e UEFA-s në Nion dhe për këtë rregull nuk ka përjashtime. Nëse do të marrim të gjitha informacionet e kërkuara për udhëtarët në kohë, atëherë tifozët shqiptarë do të mund të futen në stadium” – tha Mirkov për mediat serbe.

“Shteti dhe ministria e Brendshme janë të mobilizuar për t’u kujdesur për sigurinë e tifozëve jashtë stadiumit. Pa këtë informacion që ne kërkojmë nuk mund të bëhen plane për vëzhgimin dhe sigurimin e hapësirës. Rrethi i parë i sigurisë fillon afër stadiumit, me autokomandë, në mënyrë që asnjë pa biletë mos hyjë në stadium. Rrethi i dytë do jetë jashtë stadiumit, dhe do përfundojë me kontrollin në hyrje të tij. Asgjë nuk do i lihet rastësisë, sepse e shikojmë se çfarë ndodh me tifozët e Partizanit” –përfundoi ai. FSHF as që ka ndërmend që të dërgojë listën me 1200 tifozët që do shkojë në Serbi duke ia lënë përsëri “topin” Serbisë për të vendosur zyrtarisht.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’