Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga Gjykata e Lartë e Serbisë me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Ekipi i tij mbrojtës ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim.
Gjykata e Lartë e Serbisë tha se ka konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur.
Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në vendimin e gjykatës u tha po ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së.
Për këtë rast, Gjykata e Lartë tha se kanë qenë gjashtë dëshmitarë, dy nga të cilit ishin të pranishëm në fshatin Rudicë në atë kohë.
Në aktakuzën ndaj Mehmetajt thuhej se në mes të qershorit të vitit 1999, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Dashiq dhe në fund të qershorit, kishte marrë pjesë në vrasjen e Jelaj Ramadanit dhe Zorka Shijakoviqit.
Ai tha se gjykata nuk i ka pranuar provat që janë paraqitur nga mbrojtja, e të cilat, sipas tij, tregojnë se Mehmetaj nuk ka qenë fare në Rudicë në kohën që përmendet në aktakuzë, por ka qenë në Zvicër.
Gjykata duket qartë se e ka bazuar vendimin në dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka dhënë një deklaratë shumë të diskutueshme në Prokurori. Bëhet fjalë për një person që në kohën e këtyre ngjarjeve ishte 14 vjeç”, tha Konstantinoviq.
Lidhur me dënimin e Mehmetajt ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se sot pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vite burg.
“Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër. E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai./ KosovaPress