Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Kurtin për bisedimet e djeshme në Bruksel. Meta thekson se shkoi i përgatitur dhe konstruktiv ndërsa tha se në të ardhmen shpreson që asnjë fqinj të mos dominojë tjetrin.
“Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.
Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim+ derisa palët zotohen të udhëhiqen nga parimet e përcaktuar në Kartën e OKB, ato për barazinë sovrane të Shteteve, respekt e Pavarësisë, autonomisë e integritetit territ & të drejtën për Vetëvendosje.
E përgëzoj kryeministrin e Kosovës që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv. Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas. E ardhmja e rajonit nuk është te skemat dhe taktikat si “Ballkani i Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin.”- shkruan Meta.
Lajmi kryesor: