Serbia dhe Kosova pranuan planin evropian, Rama: Moment historik! Rruga e duhur drejt së ardhmes, Albin Kurti doli nga ‘kurthi i së djeshmes’

Serbia dhe Kosova pranuan planin evropian, Rama: Moment historik! Rruga e duhur drejt së ardhmes, Albin Kurti doli nga ‘kurthi i së djeshmes’

Rama dhe moment nga takimi dje

Dokordësinë mes Serbisë dhe Kosovës për planin e vendeve evropian për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vende, Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një zhvillim historik. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen “që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë e konsideroi dakordësinë e mbrëmshme mes palëve një moment historik për paqen rajonale.

“Unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet besimplotë dhe do të jetë një shembull. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, tha Rama.

Në fund ai e kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare, andej dhe këtëj kufirit. Rama lavdëroi Albin Kurtin që sipas tij ka lënë mbrapa të shkuarën, duke iu referuar edhe qëndrimeve të tij të mëparshme, dhe bëri thirrje që askush të mos e akuzoje për tradhti apo harresë.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë”, shkruan Rama në Twitter.

Më shumë se 5 orë kanë zgjatur bisedimet e djeshme mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.  Të dy krerët e qeverive ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.\

Propopozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiç insiston në themelimin e tij. Pas takimit, Kurti konfirmoi se palët kanë rënë dakord për përmbajtjen e propozimit evropian.

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Plani i Bashkimit Evropian nuk u firmos dje nga Serbia. Ky ka qenë qëndrimi i ripërsëritur i Qeverisë së Kosovës për bisedimet e djeshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit. Në një deklaratë të posaçme Qeveria e drejtuar nga Kurti shprehet se gjatë takimeve dje Kryeministri shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, pala serbe e refuzoi nënshkrimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Serbia dhe Kosova pranuan planin evropian, Meta përgëzon Kurtin: Shkoi i përgatitur dhe konstruktiv në Bruksel! Asnjë fqinj se dominon tjetrin

1677329292_64001677143115xmeta167.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Kurtin për bisedimet e djeshme në Bruksel. Meta thekson se shkoi i përgatitur dhe konstruktiv ndërsa tha se në të ardhmen shpreson që asnjë fqinj të mos dominojë tjetrin.

“Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim+ derisa palët zotohen të udhëhiqen nga parimet e përcaktuar në Kartën e OKB, ato për barazinë sovrane të Shteteve, respekt e Pavarësisë, autonomisë e integritetit territ & të drejtën për Vetëvendosje.

E përgëzoj kryeministrin e Kosovës që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv. Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas. E ardhmja e rajonit nuk është te skemat dhe taktikat si “Ballkani i Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin.”- shkruan Meta.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 28/02/2023 14:49

    Ne vitin e 3-te mandatit te 5-te Kurti do te vendose reciprocitetin me Serbine.

    Përgjigju
  • Olti: 28/02/2023 12:58

    Te gjithe duhet te ruajm mardhenie sa me te mira me njeri tjetrin

    Përgjigju
  • titi: 28/02/2023 12:16

    bravo paqa ne bote eshte sukses i te gjitheve

    Përgjigju
  • oltion: 28/02/2023 12:11

    ke qendrim burri respekt

    Përgjigju
    • Arbëri: 28/02/2023 18:52

      Ky ështé qendrim tradhtari…

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë