Serbia do që në Bruksel sot të
bisedohet për zgjedhjet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në orët e pasdites në Bruksel, në takimin e tyre të 21-të me radhë. Do diskutohet për votime edhe në Kosovë, për zgjedhjet në Serbi.
BRUKSEL - Kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës do të takohen sot në orët e vona të pasdites, apo në orët e hershme të mbrëmjes, në Bruksel, në takimin e tyre të 21-të me radhë, prej kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ngritur në nivelin e shefave të qeverive.
Siç shkruan sot “Koha Ditore”, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç ishte parashikuar të takoheshin para një jave, por Beogradi nuk ka dëshiruar që kjo të ndodhë vetëm një ditë para nisjes së negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.
Sipas burimeve nga BE-ja në këtë takim do të diskutohet më së shumti për implementimin e marrëveshjes së arritur në prill, e në veçanti për gjykatat në veri të Kosovës.
Nga Qeveria serbe është paralajmëruar se në këtë raund të dialogut në Bruksel do të vijnë edhe kryeministri Ivica Daçiq edhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq.
Edhe pse lidershipi kosovar ka thënë disa herë se me Serbinë në dialog në Bruksel “nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës”, edhe një temë tjetër e brendshme e Kosovës pritet të bëhet temë e këtij dialogu.
Beogradi ka paralajmëruar se do të kërkojë të diskutohet edhe për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Këtë e ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në konferencën për shtyp të martën e shkuar pas nisjes së negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së.
Beogradi do të tentojë të fitojë të drejtën që edhe për zgjedhjet e Serbisë të votohet në territorin e Kosovës, të cilën vazhdon ta konsiderojë si territor të Serbisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59