Serbia dorëzohet përballë presionit
të FSHF: Shqiptarë mirësevini

Serbia dorëzohet përballë presionit<br />të FSHF: Shqiptarë mirësevini
Federata Serbe e Futbollit është dorëzuar përballë presionit të FSHF për pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në Beograd në ndeshjen e tretë eliminatore  që do të zhvillohet më datë 14 Tetor për kualifikueset e kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë. Pas dështimit të negociatave me Federatën e Futbollit të Shqipërisë, Federata Serbe ka njoftuar përmes një vendimi se do të mirëpresë tifozët shqiptarë në Beograd, por për gjithçka që mund të ndodhë, përgjegjësinë do ta mbajë FSHF.
FEDERATA SERBE
Në njoftimin e publikuar nga Federata Serbe thuhet se “Federata Shqiptare merr përgjegjësinë e plotë për sjelljen e tifozëve të tyre. Kërkojmë nga shqiptarët që të veprojnë në përputhje me legjislacionin e Republikës së Serbisë. Tifozëve shqiptarë, do t’iu takojnë 5% e ulëseve të stadiumit të Beogradit. Miqtë nga Shqipëria janë të mirëpritur në tokën tonë dhe ju bëjmë apel të gjithë tifozëve serbë të shfaqin shpirtin e 'Fair Play' dhe të ndihmojnë djemtë e Kombëtares për të nisur rrugën e fitoreve në eliminatore".
 
Federata Serbe i kërkoi homologes shqiptare para pak ditësh që ndeshjet në Beograd dhe në Elbasan të zhvillohen pa praninë e tifozëve miq për shkak të incidenteve të mundshme që mund të regjistrohen për shkak të urrejtjes historike mes dy popujve. Por FSHF pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv përmes një njoftimi i kërkoi Federatës Serbe që të garatojë siguri dhe pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë në Beograd.

Biletat
Federata e Futbollit e Serbisë ka caktuar çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet më 14 tetor në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Biletat për tribunat pas porte kushtojnë 2.50 euro, tribuna përballë kushton 6.70 euro. Bileta në tribunën qendrore kushton 8.40 Euro, shumë herë më lirë sesa çmimet që ka vendosur FSHF për ndeshjen me Danimarkën këtu, ku tribuna qendrore kushton 8000-10000 lekë. Tifozëve shqiptarë për ndeshjen në Beograd u takojnë 5% e ulëseve.   


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)