Serbia ka mposhtur Kroacinë duke fituar medalje të artë olimpike në Vaterpolo. Ky triumf i serbëve është reflektuar në sheshet dhe rrugët e Beogradit me festë të madhe.
Në gëzimin serb nuk kanë munguar sharjet dhe thirrjet ndaj shqiptarëve. "Vrite kroatin që shqiptari të mbetet pa vëlla", ishin disa nga thirrjet raciste të serbëve ndaj shqiptarëve.
Ky entuziazëm i medalistëve është shoqëruar me telashe edhe për ta. Aksidente dhe përplasje nga drejtues automjetesh nën efektin e alkoolit janë njoftuar nga policia vendase.
Megjithë kaosin dhe festën e shfrenuar pasojat janë kufizuar vetëm me disa të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com