Serbia humbet apelin kundër
anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Serbia humbet apelin kundër<br />anëtarësimit të Kosovës në UEFA
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka rrëzuar në apel kërkesën e Federatës Serbe të Futbollit kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Federata Serbe e Futbollit, apeloi vendimin e UEFA-s për dhënien e statusit të anëtarit me të drejta të plotë Federatës së Futbollit të Kosovës, me
argumentin se Kosova nuk ishte pjesë e OKB-së  dhe si e tillë anëtarësimi i FFK-së në UEFA, duhej të bllokohej.

Nga ana tjetër, gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e federatës serbe në apel, duke e thënë se “Kosova njihet si një shtet i pavarur nga shumica  e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”.

Vendimi i UEFA-s për dhënien e statusit të anëtarit me të drejta të plota Federatës së Futbollit të Kosovës, solli edhe anëtarësimin e saj në FIFA dhe një javë më pas edhe përfshirjen e Kosovës në grupet kualifikuese për Kupën e Botës 2018.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos