Serbia i detyrohet Kosovës 20
miliardë dollarë për dëmet e luftës
 

Serbia i detyrohet Kosovës 20<br />miliardë dollarë për dëmet e luftës<br /> 
Shteti serb duhet t ̓i paguajë Republikës së Kosovës borxhin me vlerë 20 miliardë dollarë për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga e lufta e viteve 1998-1999.

Kështu shprehet Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë. Ai tregon për bisedimet konkrete të zhvilluara midis dy vendeve në Vjenë për kapërcimin e pengesave ekonomike në kuadrin e vendosjes së statusit të Kosovës.

Sipas tij, Kosova pranon detyrimet që ajo ka ndaj Serbisë për periudhën përpara heqjes së statusit si krahinë autonome në vitin 1989 dhe pushtimit nga forcat e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) në 1990.

Kosova nuk i pranon as borxhet, as obligimet për borxhe prej 1990 deri në qershor të vitit 1999, kur është çliruar Kosova”, tha ish-deputeti i LDK-së.

Për pjesën e borxheve që ka Serbia ndaj Kosovës përfshihen dhe pasojat e shkaktuara nga lufta e fundit, pjesë e konflikteve në ish-Jugosllavi.

Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë këtë pjesë të marrëveshjes së Ahtisarit, për arsye se përpos borxheve ne kemi kërkuar që marrëveshja mbi llogaritë ekonomike t’i përfshijë edhe dëmet që ka krijuar Serbia në Kosovë: dëmet ndaj pronës, dëmet e luftës, përjashtimin e njerëzve nga puna, humbja e kursimeve, humbja e pensioneve, plaçkitjet në luftë, dëmet në sistemin buxhetor etj, të gjitha këto i faturohen Serbisë, me argumente me anekse të përpunuara. Ato i janë prezantuar ekipit të Ahtisarit dhe kemi kërkuar që për një rregullim komplet të marrëdhënieve të Kosovës me Serbisë duhet të shlyhen të gjitha llogaritë ”, tha ndër të tjera eksperti i ekonomisë.

Profesori në kolegjin   ̏RIINVEST ̋ deklaron se shteti kosovar e vlerëson borxhin e jashtëm ndaj Serbisë në vlerën 700 milionë $.

“ Çdo gjë që ka vendosur Kuvendi i Kosovës dhe e ka ratifikuar Kuvendi i Jugosllavisë , jo i Serbisë, delegacioni i Kosovës e ka pranuar në Vjenë, por delegacioni i Serbisë për një blof politik, për qëndrime politike nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e Ahtisarit ”, përfundon Mustafa.

D.V/Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin