MAQEDONI - Serbia i ofron ndihmë Maqedonisë. Rreth 500 emigrant kryesisht nga lindja e mesme, janë lejuar të futen në Serbi.
Kryeministrat e dy vendeve, Vuçiç e Gruevski, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për mundësinë e ndihmës në përballimin e kësaj situate.
Ndërkohë gjendja në kufirin Maqedoni – Greqi pranë Gjervgjelit, vazhdon të jetë kaotike.
Të enjten qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë jugur e verior të maqedonisë.
Shpesh herë policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e refugjatëve në kufi, të cilët përballen gjithashtu me kushte tepër të vështira të jetesës.
Ndërkohë Bashkimi Europian dhe OKB i kanë bërë thirrje Shkupit të hapë kufijtë dhe t’u japë ndihmën e nevojshme refugjatëve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com