Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës! Zveçla: Dëshmon shtypjen e shqiptarëve në këtë zonë

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës! Zveçla: Dëshmon shtypjen e shqiptarëve në këtë zonë

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu, ka konfirmuar se autoritetet serbe nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit.

Të enjten ishte paraparë vizita e Sveçlës në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Ende nuk ka asnjë informacion nga autoritetet serbe sa i takon refuzimit të vizitës së Sveçlës. 

Por ky i fundit në një reagim të bërë në rrjetin e tij social shkruan se refuzimi i kësaj vizite provon qasjen destruktive dhe shtypjen e autoriteteve serbe ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. 

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye spjegim. Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës", shkroi Sveçla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh

1704383193_shaipkamberi.PNG

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, ka reaguar pasi Serbia refuzoi vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla në Luginën e Preshevës. Në reagimin e bërë në facebook, Kamberi shkruan se vendimi I marrë tregon se qeveria në Beograd mbetet me të njëjtën urrejtje ndaj çdo gjëje që ka lidhje me shqiptarët.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, shprehet Kamberi.

Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.

Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të vitit 2002, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo thënë ndryshe 65%. Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.

Ora 11:32
Serbia i refuzoi vizitën në Luginën e Preshevës, reagon Sveçla: Ky akt dëshmon shtypjen e shqiptarëve të Luginës

1703067460_xhelalsvela.png

Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të brendshme së Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se i është refuzuar një kërkesë për vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka njoftuar se më 29 dhjetor ka pranuar ftesë nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

“Me datë 29 dhjetor kam pranuar ftesë nga z. Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi. Me kënaqësi kam pranuar ftesën dhe kam filluar përgatitjet", shkroi Sveçla.

Kështu, ai u shpreh se përmes zyrës ndërlidhëse ka kërkuar leje për hyrje në Serbi dhe realizim të vizitës. Por kjo u refuzua sipas tij, pa asnjë arsye apo ndonjë shpjegim.

“Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë arsye spjegim. Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës", shkroi Sveçla.

Postimi i plotë:

"Me datë 29 dhjetor kam pranuar ftesë nga z. Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas agjendës, ishin planifikuar takime në selitë e Këshillit në tri komuna si dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi. Me kënaqësi kam pranuar ftesën dhe kam filluar përgatitjet.

Në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellur agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në zyren ndërlidhëse të Serbisë për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës.

Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë pa asnjë spjegim.

Ky akt i Serbisë ndaj vizitës sime dëshmon qasjen destruktive dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës.

Ky refuzim pa asnjë arsyetim nga Serbia disa orë para realizimit të vizitës, nuk zbehë qëllimet dhe angazhimin tonë për shqiptarët e Luginës. Ndër të tjera, nuk do të zbehë as dëshirën dhe qëllimin tim për realizim të vizitës atje, për të ndarë me shqiptarët e Luginës shqetësimet e padrejtësitë me të cilat ata ballafaqohen dhe angazhimet e institucioneve të Republikës sonë për ta.

Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë, ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona".

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)