Serbia kërcënon Kosovën: Pa ne
s’ka stabilitet, po luani me zjarrin

Serbia kërcënon Kosovën: Pa ne<br />s’ka stabilitet, po luani me zjarrin<br>
Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka ashpërsuar tonet në raport me Kosovën referuar marrëveshjeve që janë firmosur në Bruksel për Asociacionin e komunave. Ministri serb është shprehur se pa Serbinë nuk mund të ketë stabilitet në rajon, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e marrëveshjes.

“Prishtina harron se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Taçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe unë. Prishtina duhet të tregojë qartë nëse do ose jo. Korrigjimet nuk do të merren parasysh. Nëse kjo bëhet, të gjitha marrëveshjet e Brukselit bien”, tha Daçiç duke kërcënuar se Prishtina po “luan me zjarrin”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)