Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
Gjykata dhe Prokuroria e Lartë e Beogradit
Prokuroria e Lartë e Beogradit njoftoi më 2 dhjetor se i ka parashtruar një kërkesë Policisë serbe që të mbledhë informacionet e nevojshëm lidhur me fletushkat që bëjnë thirrje për një rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Serbisë.
Këto fletushka janë vendosur në kutitë postare të qytetarëve në një rrugë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, u tha në njoftimin e Prokurorisë serbe.
Policia serbe po ashtu është urdhëruar që urgjentisht të zbulojë identitetin e personave që përgatitën dhe shpërndan këto fletushka, në të cilat gjenden dy kode QR.
Njëri nga QR kodet çon në një faqe interneti, ndërsa tjetri në një profil në Instagram, të dy me titullin “grusht baruti”.
Hetimet do të kryhen për të përcaktuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale "Thirrje për ndryshimin e dhunshëm të rendit kushtetues" nga neni 309 i Kodit Penal i Serbisë, tha Prokuroria e Lartë e Beogradit.
Pamfleti i përmendur ka titullin “Thirrje për rebelim të armatosur dhe ndryshim të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”.
Në të përmendet se cilëve qytetarë të Serbisë duhet t’u mohohet e drejta e votës e garantuar me Kushtetutën serbe, cilat janë afinitetet e nevojshme për qytetarët për të realizuar këtë të drejtë, dhe renditen fazat e realizimit të këtij qëllimi, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Lartë të Beogradit./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.9%
-
Jo
49%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shaip Kamberi: Kërcënimet e Vuçiç, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
5 Janar, 16:10
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26
-
Sanksionet e SHBA për naftën serbe, Vuçiç do flasë me Putin! Takon ambasadorin amerikan në Beograd
4 Janar, 16:14
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Demush Shasha: Hap në të panjohurën
3 Janar, 17:25
-
Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
3 Janar, 15:54
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
30 Dhjetor 2024, 18:18
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad
30 Dhjetor 2024, 15:45