Një tubim i madh përkujtimor u zhvillua këtë të shtunë në Novi Sad. Tubimi u thirr nga studentët që kanë bllokuar fakultetin e Novi Sadit, të cilët thanë se përvjetori do të ishte paqësr, dinjitoz, pa dhunë, pa simbole dhe pa zhurmë.
Tubimi u mbajt mbahet pranë Stacionit Hekurudhor, ku ai nisi me një heshtje gjashtëmbëdhjetë minutëshe.

Përpara Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, qytetarët ndezën qirinj, vendosën lule dhe nderuan kujtimin e atyre që humbën jetën në shembjen e kupolës vitin e kaluar.

Disa grupe studentësh nga e gjithë Serbia udhëtuan në këmbë ose me biçikleta për të marrë pjesë në këtë tubim të madh përkujtimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim drejtuar publikut në prag të përvjetorit të shembjes së kupolës, tha se dëshiron që dita të kalojë në paqe dhe me respekt për viktimat. Një ditë përpara zhvillimit të tubimi mbarëkombëtar në Novi Sa, Presidenti serb, foli pë unitet dhe dialog në një mesazh të shpërndarë me këtë rast. 

"Le të jetë e nesërmja një ditë që na bashkon, jo një ditë që na ndan. Një ditë kur do të bashkohemi në dhimbjen e familjeve dhe do të tregojmë respektin dhe dashurinë tonë për ta. Jo një ditë që secili prej nesh do ta përdorë për përfitime politike personale. Dhe pas të nesërmes, le të përpiqemi sërish për dialog në shoqëri. Ata që duan të protestojnë, le të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Por me më shumë respekt për bashkatdhetarët e tyre që mendojnë ndryshe.", tha Vuçiç. 

Hetimet për ngjarjen 

Në mesin e shtatorit, Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad ka ngritur sërish aktakuzë kundër 13 personave për shembjen e kupolës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit dhe i ka propozuar gjykatës që t’i vendosë në paraburgim të gjithë.

Aktakuza i ngarkon ata me kryerjen e një vepre të rëndë penale kundër sigurisë publike. Ndër të pandehurit është edhe ish-ministri Goran Vesiç. Megjithatë, Gjykata e Lartë në Novi Sad e ka refuzuar propozimin e prokurorit për vendosjen e paraburgimit dhe ata aktualisht ndodhen në arrest shtëpiak. 

Përveç rastit të Novi Sadit, po hetohen edhe dy raste të tjera në Beograd. Njëri prej tyre është për dyshime korrupsioni. Njëmbëdhjetë persona u arrestuan në fillim të gushtit, ndër ta edhe Tomislav Momiroviç, ish-Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në kohën e rindërtimit të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit.

Në këtë procedurë përfshihet gjithashtu edhe Goran Vesiç, i cili ishte Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës nga tetori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2024.