Serbia letër ankese në Këshillin e
Sigurisë:Rama deklarata provokative

Serbia letër ankese në Këshillin e<br />Sigurisë:Rama deklarata provokative
Milan Milanovic, Përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, i ka dërguar një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kawar, më 8 prill, lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “Bashkimin Kombëtar”.

Në këtë letër, deklaratat e Ramës cilësohen si provokim dhe thuhet se ato paraqesin një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

"Shkelqësi, jam i obliguar të tërheq vëmendjen tuaj në deklaratën e bërë nga z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dhënë në një intervistë të përbashkët me z. Hashim Thaçi, në televizionin e Prishtinës, të hënën, me 6 prill 2015.

Në intervistë, z. Rama ka deklaruar se ‘Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike’ nëse Bashkimi Europian nuk e hap rrugën për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

Deklarata është provokative dhe jashtëzakonisht problematike për marrëdhëniet në rajon, në veçanti për ato mes Serbisë dhe Shqipërisë, dhe paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajon.

Në injorim të plotë ndaj Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit dhe e barabartë me një thirrje për ri-vizatimin e kufijve ndërkombëtarë, deklarata shkon në kundërshtim me shpirtin e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët, fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët për shtetet e rajonit dhe përpjekjet e tyre për t’ju bashkuar Bashkimit Europian.

Duke tërhequr vëmendjen tuaj në këtë deklaratë, do të doja të theksoj se Republika e Serbisë në mënyrë konsistente ka mbështetur vlerat dhe parimet e sipërpërmendura, të mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të dhëna edhe në standardet europiane, dhe pret që ato të respektohen plotësisht edhe nga vendet tjera të rajonit gjithashtu.

Vendi im pret që bashkësia ndërkombëtare të dënojë retorikën nacionaliste që pengon procesin e pajtimit dhe progresit në rajon
”, thuhet në letrën që Serbia zyrtare ka dërguar në adresën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pas pranimit të kësaj letre, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të vendosë nëse kjo çështje do të debatohet ose jo.

Reagimet nga Serbia kanë ardhur pas një interviste të përbashkët të Kryeministrit Edi Rama dhe Zv/kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ata kanë folur për relacionet e shqiptarëve në rajon, të ardhmen e tyre dhe Europën.Rama në intervistë ka deklaruar se puna e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e Shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Europian.

logo 2

logo 1

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër