Serbia me 2 fronte, bisedime me
Kosovën...por kundër pavarësisë 

Serbia me 2 fronte, bisedime me<br />Kosovën...por kundër pavarësisë 
Serbia do të vazhdojë luftën e saj kundër pavarësisë së Kosovës, me të gjitha mjetet e saj. Këtë deklaratë ka dhënë drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriç, për TV Most të Zverçanit.
 
Në një tjetër linjë shton se, kjo “luftë” nuk e pengon Beogradin dhe as serbët e Kosovës që të bisedojnë me shqiptarët e Kosovës dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
 
Në këtë situatë të nxehtë ky zyrtarisht Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sipas Gjuriç, serbët në Kosovë dhe Qeveria e Serbisë janë “kampionë për normalitet, stabilitet dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve me Kosovën”. Ky fakt, sipas tij dëshmohet me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. 
 
"Për herë të parë kemi njerëz në Qeverinë krahinore të cilët zëshëm dhe në mënyrë të qartë bisedojnë me ne në Beograd dhe me të gjithë faktorët relevantët. Cilësia e punës së tyre do të varet shumë sa ne do të kemi sukses për ta shfrytëzuar rastin që na është dhënë”,  tha Gjuriç.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf