TIRANE- Në kulmin e përplasjes mes Rusisë dhe të vendeve të bllokut të perëndimit për çështjen e Ukrainës, Serbia priti dje kreun rus të shtetit Vladimir Putin. Kjo është vizita e parë e presidentit rus në Evropë, pas përplasjes me BE e SHBA për konfliktin në Ukrainë, vizitë që u realizua pikërisht në Beograd dhe që shërbeu si një tribunë nga ku Putin kërcënoi Perëndimin dhe paralajmëroi që të mos ushtrojnë shantazh ndaj Rusisë.