Gjermania do të japë pajtimin për hapjen e kapitullit 35 vetëm nëse Serbia në tërësi do të kryejë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Kështu theksohet në një njoftim të ambasadës së Gjermanisë në Beograd. Sipas Berlnit duhet të tregohet gatishmëri për të vazhduar dialogun me Prishtinën.
“Qeveria serbe është e njoftuar me këto pritje” thuhet në komunikatën e ambasadës gjermane.
"Tani, pasi që më në fund u formua Qeveria e Kosovës, është me rëndësi që dialogu në nivel të lartë politik sa më parë të vazhdojë dhe të kontribuohet për mbyllje të shpejtë të zbrazëtirave në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve nga prilli 2013", thekson Berlini në mesazhin e vet drejtuar qeveritarëve në Serbi.
Sipas deklaratës Bashkimi Evropian pret nga Serbia dhe Kosova përparim të mëtejshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com