Serbia nderon zyrtarisht Esat Pashë Toptanin, që në Shqipëri konsiderohet si tradhtar kombëtar Atë që e kishte deklaruar në fillim të muajit tetor Marko Gjuriç për Esat Pashën, të cilin e cilësoi si hero i popullit serb, e ka realizuar dje një zyrtar tjetër i lartë i Beogradit.
Aleksandar Vulin, ministër për Çështje Sociale në Serbi dhe ish– ministër për Kosovën, dje në Paris ka nderuar Esat Pashë Toptanin te varri i tij, raporton Koha Ditore.

(Në foto: Ministri serb, Vulin duke nderuar para varrit të Esat Pashë Toptanit)
Vulin, duke vendosur një kurorë lulesh te varri i Esat Pashës, vlerësoi kontributin e tij për Serbinë.
“Serbia i kujton heronjtë e saj, por Serbia i kujton edhe miqtë e saj dhe ne nuk do ta harrojmë Esat Pashën, i cili në momentet më të vështira ishte përkrah nesh. Esat Pasha ishte mik i serbëve, padrejtësisht i harruar dhe i anatemuar nga historia, qoftë edhe e jona”, tha Vulin,
Sipas tij, Esat Pasha duhet kujtuar përherë, pasi përveçse u varros pranë serbëve në varrezat e Parisit, ndihmoi forcat ushtarake serbe për të depërtuar në Shqipëri.
“Esat Pasha është shembull se si shqiptarët dhe serbët do të duhet të bashkëpunonin, rruga e tij ishte rruga e mirëkuptimit e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai ishte shqiptar që i donte serbët, për këtë arsye nuk bën të harrohet”, ka thënë Vulin, raporton Koha Ditore.
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, Esat Pashën e kishte quajtur “aleat e komandant i famshëm dhe ministër i parë i Brendshëm e pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë në fillimin e shekullit 20”.

(Në Foto: Esat Pashë Toptani)
Ai kishte shtuar se Esat Pashë Toptani ka qenë “mik dhe aleat i madh i serbëve, i cili ushtrinë serbe, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, me xhandarë të vet, e ka mbrojtur nga bandat kaçake dhe i cili duke përcjellë mbretin dhe Qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut”.
Esat Pashë Toptani, i cili në historiografinë shqiptare njihet tradhtar i vendit, u vra nga Avni Rustemi më 13 qershor 1920 në Paris, Francë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO