Serbia ndërton mur, ndan
Mitrovicën në dy pjesë /FOTO 

Serbia ndërton mur, ndan<br />Mitrovicën në dy pjesë /FOTO 
Ura e Ibrit nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës pasi një mur po ndërtohet në mes të qytetit. Report tv sjell pamje nga muri që serbët po ndërtojnë në veri të lumit Ibër.

Një veprim i tillë ka alarmuar qeverinë e Kosovës. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se ky muri është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të largohet.

Mirëpo, kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, është shprehur se muri nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.

Lidhur me këtë ngjarje mediat e Kosovës kanë pyetur edhe Maja Kocijançiq zëdhëdhëse e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini e cila është shprehur se është duke u shqyrtuar nëse muri mbi Ibër është jashtë marrëveshjes.

Ajo shtoi se marrëveshja për urën e Mitrovicës përbëhet nga rinovimi i vetë urës dhe se ky rinovim po bëhet më fondet e BE. Sipas saj pritet që ura të rihapet në 20 janar 2017 dhe do t'i shërbejë të gjithë qytetarëve.

[gallery]20065[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni