Madje, biletat mësohet se janë shitur me një çmim edhe më të madh sesa janë realisht duke përfituar nga interesimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një krahinë me popullsi shqiptare në territorin serb. Por, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk kanë asgjë të sigurt, nëse do t’iu lejohet hyrja në stadium, pasi duke ditur inatet e vjetra mes palëve, policia serbe u trembet trazirave në stadium dhe jashtë tij.
Arbitri
Fakti që ndeshja Shqipëri – Danimarkë nuk është shumë decizive, nuk e ka penguar UEFA-n për të vendosur që gjyqtari i ndeshjes në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të jetë hungarezi Viktor Kassai. Asistentë të Kassait do të jenë dy hungarezë të tjerë, pikërisht Gyorgy Ring dhe Vencel Toth.
39-vjeçari prej vitit 2003 ka statusin e gjyqtarit ndërkombëtar dhe ka qenë pjesë e botërorëve e Evropianëve të fundit, ndërsa në vitin 2011 ka gjykuar finalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona-Manchester United. Në të kaluarën, Kassai nuk ka drejtuar asnjë ndeshje të kuqezinjve.
d.b/shqiptarja.com