Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiç

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiç, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës.

Gashiç deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

“Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e parregullt të emigrantëve në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiç në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Policia serbe në fund të tetorit të vitit 2023 i intensifikoi veprimet pas të shtënave në qytetin Horgosh në kufi me Hungarinë, ku mbetën të vrarë tre emigrantë dhe u plagos një tjetër.

Kjo ngjarje ndodhi pas njoftimeve pothuajse të përditshme të policisë për kryerjen e kontrolleve në lokacione të ndryshme, për sekuestrim të armëve dhe municioneve dhe për “zhvendosjen” e qindra personave nga kampet jozyrtare drejt Qendrave të Pritjes të Komisariatit të Serbisë për Refugjatët.

Raportimet për dhunë dhe konflikte të armatosura mes grupeve të trafikuesve në veri të Serbisë janë bërë më të shpeshta që nga vera e vitit 2022 dhe aktivistët kanë paralajmëruar se refugjatët janë viktima si të kontrabandistëve, ashtu edhe të bastisjeve të policisë dhe organizatave të ekstremit të djathtë.

Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e refugjatëve, sipas raporteve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare (FRONTEX).

Sipas vlerësimeve të Qendrës joqeveritare për Ndihmën e Emigrantëve dhe Azilkërkuesve, aktualisht në Serbi janë rreth 5.000 refugjatë. Sipas raportit të Komisariatit shtetëror për Refugjatët nga shtatori, në 16 kampe shtetërore janë strehuar rreth 2.300 persona, kryesisht nga Afganistani, Siria, Maroku dhe Pakistani./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 09/09: 30/11/2023 14:21

    Më habisin disa nga kto Politikanët e sportistët Serb me kto mbiemrat që kan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?